Nuri Seferi - Official Website Corp.

Company description goes here

Hauptmenü
Follow me

Albanian Boxing

Seferi vs. Mitreski


   


Nuri Seferi në Janar kundër Nr. 1 të botës

Kampioni aktual i Evropës dhe nr. 3 i botës në kategorinë "Cruiser" Nuri Seferi do të përballet në fund të Janarit me Nr. 1 të botës Krzysztof Glowacki në vëndin e tij në Poloni! Lufta Seferi vs. Glowacki është pjesë e një Turneut Eliminator që e ka përzgjedhur Federata WBO në asamblenë e saj të fundit në Las Vegas.


Përpos Seferit dhe Glowacki-t në këtë turne marin pjesë edhe dy britanez, ata janë Tony Bellew dhe Nathan Cleverly. Kjo do të thotë se fituesi i duelit Seferi vs. Glowacki do të përballet në finale me fituesin e duelit Nahan Cleverly vs. Tony Bellew dhe fituesi i finales do të shpallet përfundimisht kundërshtar i domosdoshëm i kampionit WBO të botës i cili aktualisht është Marco Huck.

Luan Dreshaj: "WBO e kishte caktuar datën 15 Nëntor 2014 si datë përfundimtare për të gjetur marveshje mes Promotorit të Seferit dhe Promotorit të polakut Glowacki, tani Promotorët në pajtim me boksierët e tyre kanë lidhur marveshje dhe është vendosur që të boksohet në Poloni ku ka televizione më të fuqishme për të financuar këtë Eveniment të madhë. Ne të gjithë e kemi të kjartë se nuk është e lehtë të fitojmë në një shtet tërësisht të huaj, por besojmë në drejtësi dhe në korrektësi të Federatës WBO andaj jemi të bindur se me stërvitje të mira Nuriu do e mposht Nr. 1 të botës dhe pastaj poashtu fituesin e duelit Bellew vs. Cleverly".

Boksieri nga Wales Nathan Cleverly ka kaluar nga kategorija gjysmë e rëndë në kategorinë Cruiser, ai është një ndër talentet më të mëdhej të boksit në Britanin e Madhe. Dueli Cleverly vs. Bellew do të zhvillohet me 22 Nëntor 2014, këta të dy kanë luftuar mes veti në vitin 2011 ku fitues me poena kishte dal Cleverly, jemi shumë kurreshtar për të parë se kush do del fitues në duelin e dytë të tyre.

Kundërshtari i parë i Seferit, polaku Krzysztof Glowacki deri tani i ka zhvilluar 23 duele dhe ka fituar 23 herë, 15 herë me K.O., ai e mban titullin WBO Inter-Continental dhe poziten e parë në ranglisten botërore. Pra një kundërshtarë që më i vështirë nuk mund të ishte, është vetëm 28 vjeqar, 10 vite më i ri se boksieri shqiptar i cili ka bindje të madhe në fitoren e tij.

Nuri Seferi: "Ky turne me emra të mëdhej të boksit botërorë me motivon shumë, stërvitjet për këtë duel do i zhvilloj në Hamburg të Gjermanisë dhe do sakrifikoj çdo gjë për këtë fitore. Dua të ngriti Flamurin Kuq e Zi në Poloni, dua të bëj Kombin tim krenar, do të luftoj deri në pikën e fundit për fitore."

Ky do të jetë padyshim dueli më i rëndësishëm në karrierën e boksierit shqiptar Nuri Seferi, daten e sakt të luftës do e publikojmë së shpejti, gjithsesi do të jetë në fund të Janarit.


AlbanianBoxing.com
16.11.2013