Nuri Seferi - Official Website Corp.

Company description goes here

Hauptmenü
Follow me

Albanian Boxing

Seferi vs. Mitreski


   


Nuri Seferi emërohet "Qytetar Nderi" edhe në Tepelenë

Pas qytetit të Gostivarit, edhe qyteti i Tepelenës e ka emëruar Boksierin Shqipëtarë Nuri Seferi "Qytetar Nderi". Seferit dje i është dorëzuar mirënjohja zyrtare nga Këshilli Bashkiak i Tepelenës. Nuri Seferi është aktualisht Kampion WBO i Europës në kategorinë "Cruiser" 90 kg, këtë titull e ka fituar për herë të tretë me 16 Maj 2014 në Gjermani.

 

"Sot pata nderin të pranoj titullin "Qytetar Nderi" nga Këshilli Bashkiak i Tepelenës. Ishte një moment i veçantë për mua, u ndjeva shumë krenar dhe me besoni se ky titulli ka rëndësi më shumë se çdo kontratë milionëshe e sportit kudo në botë. Unë mendoj se nuk kamë bërë asgjë të jashtëzakonshme, si sportist tani e 15 vite i mbroj ngjyrat Kuq e Zi në ringjet botërore, këtë populli im po e vlerson shumë, por unë sinqerisht ju themë se përmua është kjo një gjë krejt e natyrshme dhe e domosdoshme. Nuk ka Flamur në Botë për të cilin mund të derdhi ndjersen time, pos Flamurit tonë Kuq e Zi. FALEMINDERIT TEPELENË, FALEMINDERIT GJITHË TIFOZËVE TË MI, TË FALËM NDERIT O POPULLI IMË".


Këto ishin fjalët e Tysonit Shqipëtarë dje pasdite komunikuar përmes faqes zyrtare në facebook.

 

Seferi Team
10.07.2014