Nuri Seferi - Official Website Corp.

Company description goes here

Hauptmenü
Follow me

Albanian Boxing

Seferi vs. Mitreski


   


Nuri Seferi triumfon ndaj Gusmyr Perdomo

Tysoni Shqiptar NURI SEFERI e shenoi mbreme ne Berlin te Gjermanise nje fitore tjeter te rendesishme ne karrieren e tij. Seferi arriti te mposhte bindshem me poena mbi 8 raunde boksierin shume te mire nga Venezuela Gusmyr Perdomo. Salla "Universal Hall" e stermbushur me tifoz shqiptar, atmosfer kulminante u be kur doli ne ring Idoli i tyre Nuri Seferi, brohoritjet dhe kendimet Kuq e Zi nuk u ndalen ne asnje moment.

 

Kjo eshte fitorja Nr. 35 ne 41 duele profesionsite per Nuri Seferi, nje hap i madh drejt titullit te botes. Me Gusmyr Perdomo e kishte nje kundershtar me provoj shume te madhe para vetes, i cili ka luftuar 2 here per titullin e botes.

 

Nuriu e filloi luften me ngadalesi, duke e studiuar kundershtarin, pastaj filloi me sulme te nje-pasnjeshme me goditje te sakta, nga raundi 4 Perdomo gjindej disa here ne veshtiresi pas goditjeve te fuqishme te Tysonit shqiptar. Shikuesit ne salle nuk mund te rrinin ulur ne vendet e tyre, ishte nje atmosfer shume e mire ne favor te boksierit shqiptar i cili vetem disa ore para luftes iu drejtua tifozeve te tij permes facebook me nje falenderim te veqante.

 

Me kete fitore Nuriu sot eshte ngritur ne poziten 28 te botes ne boxrec.com (gjithsejt 158 poena, me shume se qdo boksier tjeter i Arenes Shqiptare) kurr me pare nuk ka qen me larte ne keto renditje. WBO madje ne 10 ditet e ardhshme do e aktualizon ranglisten e vet dhe aty pritet Seferi te hyn nder 10 boksieret me te mire ne bote ne kategorine perkatese "Cruiser".

 

"Kjo fitore e Nuriut me ben te lumtur shume, por jo vetem mua, qdo shqiptar i pranishem ne salle si dhe shume e shume tifoz gjerman festuan me ne fitoren e Nuriut. Ne e dime se ka edhe shume pune per tu bere, Nuriu akoma nuk gjindet ne formen me te mire te mundshme, por nga meqi i fundit e kemi pare tani nje ngritje te madhe, nje permiresim te bindshem kondicional. Me stervitje keshtu te mira ne javet dhe muajt e ardhshem Nuriu do te behet kampion bote". I falenderojme te gjithe tifozet shqiptar qe ishin te pranishem dhe ata te cilet e kane ndjekur duelin prane ekraneve, interesi per kete lufte deshmoi edhe njehere se boksi profesionist eshte sporti nr. 1 shqiptar." keshtu miku dhe keshilltari i Nuriut, Luan Dreshaj.

 

 

12.04.2014
AlbanianBoxing.com